Udhëheqësi i opozitës, i sëmurë në gjendje akute, Alexei Navalny ka mbërritur në Gjermani nga Siberia për trajtim mjekësor.

Ai ra në gjendje ‘kome’ pasi piu atë që përkrahësit e tij dyshojnë se ishte çaj i helmuar; ata akuzojnë autoritetet se po përpiqen të fshehin një krim.

Mjekët që e trajtuan në Omsk kishin këmbëngulur të Premten se ai ishte shumë i sëmurë për t’u transferuar.

Por ata më vonë thanë se gjendja e tij ishte mjaft e qëndrueshme për fluturimin. Gruaja e tij Yulia po udhëton me të.

Të Shtunën në mëngjes, fluturimi mjekësor për evakuimin e zotit Navalny – i paguar nga një OJQ gjermane ‘Kinema për Paqen’ – u ul në aeroportin Tegel në Berlin. Ai po kurohet në spitalin Charité në kryeqytetin gjerman.

Zëdhënësi i tij, Kira Yarmysh, më herët shkroi në Twitter: “Falënderime masive për të gjithë për përkrahjen e tyre. Lufta për jetën dhe shëndetin e Alexei sapo fillon”.

Zonja Yarmysh tha se ishte për të ardhur keq që mjekët kishin marrë aq shumë kohë për të aprovuar fluturimin e tij pasi avioni dhe dokumentet e duhura ishin gati që nga e premtja në mëngjes.

Zoti Navalny u sëmur gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë të enjten, dhe avioni i tij bëri një ulje emergjente në Omsk.

Një fotografi e botuar në mediat sociale, Navalny u shfaq duke pirë nga një filxhan në një kafene të aeroportit Tomsk para fluturimit. Ekipi i tij dyshon se një substancë helmuese u fut në çajin e tij.

Video shqetësuese u shfaq për ta treguar të zhurmshëm zotin Navalny që ulërinte në agoni gjatë fluturimit.

VERITAS.COM.AL/

Russian opposition activist Alexei Navalny arrives at the Tegel airport in Berlin, Germany, 22 August 2020

( Avioni i evakuimit mjekësor mbërriti në aeroportin Tegel të Berlinit, të shtunen në mengjes)/ 

Russian opposition leader Alexei Navalny attends a rally in Moscow, Russia February 24, 2019

(Zoti Navalny ra i semure gjatë një fluturimi ditën e Enjte)/