
Kreu i Forcave të Armatosura të Francës, de Velliers, ka dhënë dorëheqjen pas një përplasjeje me presidentin Francez Emmanuel Macron mbi shkurtimin e buxhetit.
Gjeneral Pierre de Villiers tha në njoftimin mbi dorëheqjen se nuk “mund të garantojë më gjatë durimin e e modelit ushtarak” që ai e konsideron të nevojshëm për të siguruar mbrojtjen e Francës.
Qeveria Franceze, javën e kaluar zbuloi shkurtime të mëdha me qëllim që ta sjellë deficitin në buxhet poshtë nivelit të BE.
Zoti Macron ka thënë se nuk do të tolerojë disidencë në ushtri.
Veritas.com.al/