Nga: Mark Hosenball/ Reuters

E përzgjedhura e Presidentit Trump për të drejtuar CIA-n, Gina Haspel, mendohet se do të japë dorëheqjen për shkak të disa shqetësimeve rreth rolit të saj në programin e pyetjeve në agjenci- pohuan dy burime të afërta më çështjen i thanë Reuters ditën e  Diele.

Oferta e Haspel për të dhënë dorëheqjen ditën e Premte është nxitur për shkak të rritjes së shqetësimeve mes mbështetësve të saj që stafin e Shtëpisë së Bardhë e kanë bërë nervoz pse emërimi ishte i nxituar, thanë burimet.

Gazeta “The Washington Post” ishte e para që njoftoi se zonja Haspel ka paraqitur dorëheqjen.

Haspel ishte thërritur në Shtëpinë e Bardhë ditën e Premte për një takim ku do të diskutonin mbi historinë e saj rreth programit pyetësor sipas të cilit përdoren  teknikat, përfshirë edhe waterboarding, që njihet gjerësisht si një torturë, raportonte ‘Post’, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të SHBA.

Ajo tha në Shtëpinë e Bardhë se mund të largohet me qëllim që të shmangë dëgjimin brutal të Senatit gjatë seancës për ta konfirmuar në drejtimin e CIA-s. Dëgjesa që do të zhvillohet në Komitetin e Inteligjencies ditën e Mërkurë, mund të dëmtoje CIA-n,  thanë zyrtarët për Post.

Pas kësaj, zonja Haspel u kthye në shtëpinë e saj në Langley, Virginia.

Veritas.com.al/