Të paktën 23 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur pasi një mbikalim i metrosë u shemb në Mexico City teksa një tren po lëvizte në të, thonë zyrtarët.

Disa vagonë trenash u zhytën nën tokë, duke shtypur të paktën një veturë, e cila ishte në një rrugë poshtë mbikalimit

Ka fëmijë mes të vdekurve. Punëtorët e shpëtimit dhe zjarrfikësit janë ende në kërkim të të mbijetuarve.

Pamje dramatike që janë shfaqur e tregojnë mbikalimin duke u shembur në stacionin Olivos në Metro’s Line 12.

Kryebashkiaku i qytetit të Meksikës Claudia Sheinbaum tha se shkaku i aksidentit ishte ende duke u hetuar, por dukej se një traversë kishte lëvizur në mbikalim.

Një person i bllokuar në një makinë nën strukturën e shembur ishte tërhequr i gjallë dhe ishte dërguar në spital, tha ajo. Të paktën 65 persona u plagosën, dhe shtatë ishin në gjendje të rëndë.

Banorët kishin raportuar çarje në strukturë pas një tërmeti vdekjeprurës në 2017, sipas mediave lokale. Gazeta El Universal e Meksikës thotë se autoritetet e transportit kanë bërë riparime pas raportimeve.

VERITAS.COM.AL