Gjashtë deri 10 persona janë vrarë kur një urë këmbësorësh e sapo instaluar me disa linja trafiku, u rrëzua në Universitetin Ndërkombëtar të Florida, ditën e Martë, tha senatori Amerikan Bill Nelson or një stacion televiziv lokal ‘CBS Miami’.

Personeli i emergjencave u vu në kërkim për shenja jete mes mbetjeve të përziera mes metalit dhe betonit.

Patrulla e Autostradës në Florida tha se disa njerëz janë vrarë por nuk dha një shifër për të vdekurit.

Të paktën gjashtë persona të plagosur janë tërhequr nga skena dhe tetë makina janë zënë në mbetjet, tha kryetari i Bashkisë së  Miami-Dade, Mayor Carlos Gimenez gjatë një interviste me CBS Miami.

Ura lidhte universitetin me qytetin e Sweetwater, ajo ishte 174 këmbë (53 m) e gjatë dhe peshonte 950 ton.

Veritas.com.al/