Jeta e një shenjtoreje, bamirëse në jetë- si ajo e Nënë Terezës nuk ka qenë rrugë e lehtë .
Aktorja Catherine Salviat, një prej aktoreve më të mira franceze, duke nisur nga java tjetër do të sjellë në jetë Nënë Terezën në teatrot e Parisit dhe Monakos.
“Nënë Tereza – Hije dhe Dritë” është shfaqja nga Joëlle Fossier e cila nga data 24 gusht vjen në Paris, fillimisht në ‘Theatre du Lucernaire’. Shfaqja është një zhytje në jetën e Nënë Terezë, siç shkruan në konceptin e shfaqjes.
E njëjta shfaqje është dhënë vitin e kaluar, në shtator, ndërsa po rikthehet në Paris dhe sipas të gjitha gjasave edhe me rreth 40 shfaqje të tjera.
Aktorja Salviat është 70 vjeçare dhe ka fituar çmimin më të madh francez për aktoren më të mirë – Çmimin Moliere.
Veritas.com.al/