Kryeministri, Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në prezantimin e

Projekti “OSHEE Charge”, një shërbim i ri i karikimit të mjeteve elektrike, për të shkuar drejt energjisë së pastër dhe transportit të qëndrueshëm.

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e këtij projekti, tha se OSHEE duke u futur si aktor kryesor do të imponojë një rregull të tregut që të mos ketë keqkuptime.

OSHEE do të ndjekë politikë agresive nxitje duke i dhënë mundësi të gjitha atyre që e karikojnë automjetin e tyre elektrik në parkimin e apartamentit që ta blejnë me të njëjtin çmim që blejnë energjinë për çmimin shtëpiak. Ndërkohë që duke u futur në treg si aktor kryesor OSHEE do të imponojë një rregullim të një tregu ku kemi parë keqkuptime të mëdha, në kuptimin që po ngul disa karikues në rrugë dhe po u jap njerëzve energji me çmim më të lartë. Kjo nuk duhet të jetë kështu. Çdo aktor privat do ta blejë energjinë nga OSHEE me një çmim të mirë përcaktuar që nuk mund të jetë çmimi i marrjes së drejtpërdrejtë që a thua se po e merr nga parkim i shtëpisë. Besoj shumë që do të kemi lajme të mira për publikun dhe që do të vazhdojmë të forcojmë bazat për Shqipërinë 2030. Vetëm fakti që Shqipëria 2030 do të jetë një vend sovran në aspektin energjetik i thotë të gjitha të tjerat”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *