(Foto: Selia e FSB-së, shërbimet e fshehta ruse, Moskë)

 

Shërbimet e inteligjencës ruse, GRU dhe FSB janë subjekt i sanksioneve ekonomike njësoj si katër udhëheqësit e GRU, ndër të cilët edhe kreu i saj, Igor Korobov.

Sanksionet nuk do të ndalen këtu, ka deklaruar presidenti amerikan Barack Obama, duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të marrin hapa të mëtejshme “kur t’i vijë koha”, përfshi edhe operacione të fshehta, për të cilat publiku nuk do të informohet.

Masat e paralajmëruara synojnë gjithashtu “nivelin e papranueshëm të ngacmimit” që po vuajnë që prej një viti diplomatët amerikanë në Moskë, nga ana e policisë apo nga   shërbimet e sigurisë ruse.

“Ne jemi të gatshëm, nëse është e nevojshme, të punojmë me Rusinë” për çështjet më të rëndësishme të sigurisë, ka deklaruar një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për AFP. “Por është përgjegjësi e Presidentit të mbrojë sigurinë kombëtare, dhe vetëm në këtë kontekst i ka ndërmarrë ai këto vendime.”

/Veritas.com.al/