Disa adoleshentë në Shkodër, nxënës të shkollës së mesme, janë përfshirë në një konflikt ndërsa dy prej tyre, të moshës 18 vjeç, kanë mbetur të plagosur me thikë.

Të rinjtë janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe po marrin mjekim ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të tregut të Zadrales në Shkodër dhe shkollës së mesme të gjuhëve të huaja, shkruan A2 CNN.

Efektivët kanë identifikuar personat e përfshirë në këtë konflikt, ndërkohë që Policia është duke hetuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak-Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).

Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *