TIRANË- Një konflikt mes disa adoleshentëve është regjistruar pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.
Mësohet se një i mitur i moshës 13-vjeç është dërguar në spital.
Gjithashtu “ABC News” mëson se në konflikt janë përfshirë 5 adoleshentë, një prej të cilëve ndodhet në spital 4 të tjerë janë shoqëruar në komisariat.
Burimet nga vendi i ngjarjes i thanë ABC News se sherri mes tyre ka ndodhur pas përfundimit të një ndeshje basketbolli.
Për ndarjen e tyre kanë ndërhyrë forcat “Shqiponja”, ndërsa nuk dihet ende shkaku i përplasjes.