Militantët e Shtetit Islamik kanë shpërndarë një audio- record të liderit të tyre Abu Bakr al-Baghdadi, që mendohet se ‘është i vrarë” që para tre vjetësh.
Folësi, zëri i të cilit tingëllon si zëri i liderit të ISIS i referohet kërcënimeve të fundit të Koresë së veriut ndaj Japonië dhe Shteteve të Bashkuara.
Ai gjithashtu flet për betejat në zonaat bastion të IS si në Mossul, që u rimorën nga forcat e Irakut në Qershor.
Baghdadi, për kokën e të cilit Shtetet e Bashkaua ka vënë 25 milionë dollarë, nuk është parë në publik që në korrik të vitit 2014, duke lënë pas sshumë spekulim rreth fatit të tij.
Hera e fundit kur u shfaq ishte kur falej në xhaminë e Madhe të al-Nuri in Mosul pasi ISIS e shkatërroi kishën ku ishte shpallur kalifati.
I pyetur rreth audio-s, zëdhënësi i forcave të Shteteve të Bashkuara që luftojnë kundër IS, Ryan Dillon, tha se “pa prova të verifikueshme për vdekjen e tij ne kemi vazhduar të supozojmë se ai është gjallë “.
Një zëdhënës i departamentit të Mbrojtjes tha për BBC se ” Jemi të ndërgjegjshëm se audio e supozuar se është e Abu Bakr al-Baghdadi kërkon disa hapa për ta verifikuar. Edhe pse nuk kemi ndonjë të drejtë që të dyshojmë në autencitetin e saj, ne nuk kemi bërë verifikime në këtë pikë”.
Veritas.com.al/