Tashmë është e njohur çfarë ka ndodhur me gurin dekorativ në malin e Tomorit: Për llogari të disa ‘dinosaurëve’ politik dhe financiar të korrupsionit, guri i Tomorit është marrë për dekorim muresh deri në Kinë. Mali është dëmtuar dhe biznesi është i paligjshëm. Mirëpo kompanitë që shfrytëzojnë gurin kanë ‘ngrehur’ skllevërit e tyre që të dalin në rrugë dhe të protestojnë mbi vendimin qeveritar për të bllokuar rrënimin e malit të Tomorit.

Edhe sot, punëtorët e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në malin e Tomorrit janë nisur me kamiona në drejtim të fshatit Novaj, për të filluar punën, por janë bllokuar sërish nga policia.

Kjo ka bërë që ata t’i lënë të gjithë kamionët në rrugë dhe të bllokojnë aksin nacional Poliçan-Skrapar, ku prej 30 minutash është bllokuar totalisht qarkullimi nga të dyja krahët.

Firmat kanë deklaruar se rruga nuk do të hapet më, as për ambulancat dhe urgjencat e tjera, deri në marrjen e përgjigjes përfundimtare me shkrim nga policia për arsyen e bllokimit me forca të shumta policie dhe FNSH-je, që kanë më shumë se një muaj në mal që janë pozicionuar për të penguar fillimin e punës së firmave të nxjerrjes së gurit.

Veritas.com.al/