Edi Rama është akuzuar shpesh se mbështet Enkelejd Alibeajn, nga dhënia e vulës, tek mbështetja e kandidatëve të këtij të fundit.
Madje edhe se iu jep hapësirë mediatike.
Por si është e vërteta?
Një raport për 17 ditët e fushatës, pra deri më tani, “Foltorja” e Berishës ka mbytur në televizione jo vetëm Alibeajn, por dhe vetë Edi Ramën. Një parti që juridikisht nuk egziston, mbizotëron sot në kohën televizive të fushatës, si të ishte viti 2012 kur Berisha ishte kryeminister.
Kandidatët e Foltores janë shumë herë më prezent në media, të cilat kanë transmetuar aktivitet e “Foltores”, tre herë më shumë se aktivitetet e Alibeajt.
Dhe pastaj thonë se mediat kontrollohen nga Rama.