ANCHORAGE, Alaska (AP) – Një tërmet me magnitudë 6.6 ka tronditur ndërtesat në Anchorage dhe ka shkaktuar rënien e shtyllave dhe pemëve , duke nxitur njerëzit të dalin jashtë zyrave ose të kërkojnë strehim nën tryezat e zyrës.
Studimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara thotë se tërmeti të premten ne mëngjes u përqendrua rreth 7 milje në veri të qytetit më të madh të Alaskës.
Një gazetar i Associated Press që punonte në Anchorage në qendër të qytetit, pa çarje në një ndërtesë 2-katëshe pas tërmetit. Ishte e paqartë nëse kishte te lënduar.
Njerëzit u kthyen brenda ndërtesave pas tërmetit, por një tronditje e vogël per një kohë të shkurtër pak më vonë i çoi ata të vraponin përsëri në rrugë.
Qendra Kombëtare Paralajmëruese e Tsunamit ka lëshuar një paralajmërim për cunami për zonat bregdetare të Alaskës jugore pas tërmetit
Qendra tha të premten se paralajmërimi ishte në fuqi për pjesët e shtetit Cook Inlet dhe gadishullin jugor Kenai.
Fotografitë e postuara në faqet e mediave sociale treguan dëmtime që përfshinin panele te shembura të tavanit në një shkollë të mesme në Anchorage dhe ne disa vende dysheme të rrugës te deformuara.
Kuti cerealesh dhe pako baterish mbushën dyshemenë e një dyqani ushqimor pas tërmetit të së martës në mëngjes, që shkundën ndërtesat në qytetin më të madh të Alaskës, ndërsa kornizat dhe pasqyrat ishin rrëzuar nga muret e dhomës së ndenjes.
Alaska mesatarizon 40,000 tërmete në vit, me tërmete më të mëdha se 49 shtetet e tjera të marra se bashku.
Alaska Jugore ka një rrezik të lartë të tërmeteve për shkak të pllakave tektonike që takojnë njëri-tjetrin nën rajon. Sipas Studimit Gjeologjik të SHBA, pllaka e Paqësorit është duke rrëshqitur në veriperëndim dhe zhytet nën pllakën e Amerikës së Veriut në Alaskën jugore, Gadishullin e Alaskës dhe Ishujt Aleutian.
Më 27 mars 1964, Alaska u godit nga një tërmet me magnitudë 9.2, më i fuqishmi i regjistruar në historinë e SHBA-së, përqendruar rreth 120 kilometra në lindje të Anchorage. Tërmeti, i cili zgjati rreth 4 minuta e gjysmë, dhe cunami që provokoi dhe mori rreth 130 jetë.
Veritas.com.al/