Komisioni i Ligjeve do të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve për ngritjen e një komisoni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Kërkesa e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është depozituar tashmë në Kuvend dhe pritet miratimi nga Komisioni i Ligjeve.

Kjo ka sjellë edhe zhvendosjen e seancës plenare nga të enjten në ditën e premte, pasi sipas ligjit duhen rreth 48 orë që nga moment i shqyrtimit të kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor nga Komisioni i Ligjeve.

Vetëm një ditë më parë mazhoranca socialiste ka mbledhur 50 firma nga 35 që duhen në total për këtë nismë, për të nisur sa më parë procedurat e shkarkimit të Presidentit Meta.

Menjëherë pas vendimit për shqyrtimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor te ligjit, ka ardhur edhe reagimi i këshilltarit të Presidentit Meta përmes një statusi në Facebook, ku ironizon parlamentin, shkruan se ndryshimi është në kuti dhe bën apel për hapjen e tyre.

Postimi i plotë:

Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë.
Ndryshimi është brenda në kuti.

Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor.
Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit!

Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrësesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.