Pas dhunës që shpërtheu në Charlottesville të Virginia mbi tentativën për heqjen e monumentit të gjeneralit të Luftës Civile, Robert E. Lee, protesta të tjera po përgatiten në Amerikë nga majtistët për shkatërrimin e monumenteve të Luftës Civile.

Ndërsa luftimet mbi monumentet e Konfederatës vazhdojnë në mbarë vendin, liberalët përsëri po venë në punë ingranazhet në shtetin e Georgia që të shkatërrojnë skalitjen gjigande të tre gjeneralëve të Luftës Civile në Amerikë që është vendosur në Malin e Gurtë në pronësi të shtetit.

Këtë javë, kandidati Demokrat për Guvernator, Stacey Abrams ka shpërndarë një deklaratë ku bën thirrje për shkatërrimin e e një baso- relievi 158 këmbë  të gjatë që është vendosur fillimisht në vitin 1923- sipas ‘Atlanta Journal Constitution’.

Demokratët Afrikano- Amerikan e kanë quajtur monumentin ‘mallkim’ për shtetin Georgia, dhe e kanë kritikuar sikur monumenti është krijuar nga KKK,pavarësisht se ai ishte shteti dhe qeveria federale që ka paguar për krijimin e tij.

Veritas.com.al/