Policia e Vlorës ka goditur një grup të strukturuar kriminal, i cili merrej me transportin e lëndëve narkotike. Gjatë aksionit janë arrestuar shtatë persona, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht, si të përfshirë në këtë veprimtari.

Autoritetet thanë se droga kishte si destinacion shtetin turk. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 34 pako me lënda narkotike, pesha e së cilës, siç konfirmoi policia ishte 500 kilogramë kanabis.

Të arrestuarit:

Idriz Meminaj
Romir Meminaj
Emanuel Meminaj
Nertin Gjoni
Xhuliano Gjoni
Laurent Likaj
Altin Mece

Gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri, 4 automjete dhe 8 celularë./