(FOTO: Shkëlzen Doli)
Shkëlzen Doli, violinist i famshëm shqiptar do të jetë pjesë e Filarmonisë Vjeneze në Tiranë me 2 janar 2017.
Kjo është dita kur Tirana do të kthehet në fokus të artdashësve të mëdhenj, të atyre që për vite me radhë kanë ndjekur koncertin e famshëm të Filarmonisë së Vjenës. Koncerti është ndjekur edhe në periudhën e diktaturës komuniste, përmes plot vështirësive.
Në Tiranë do të luajë Filarmonia Vjeneze.
Lajmi është përhapur pa pasur nevojë për mediat. Njerëzit e duan kaq shumë këtë spektakël dhe event, saqë lajmin e çojnë gojë më gojë. Radha për të blerë bileta ka ditë që është zënë, megjithëse biletat nuk janë vënë akoma në shitje?
Pjesë e Filarmonisë do të jetë Shkëlzen Doli, violinisti brilant me origjinë shqiptare.
Doli ka lindur në Elbasan në vitin 1971, dhe është rritur në Gjakovë, Kosovë. Artin e muzikës e studioi në Novi Sad.
Në vitin 1995 u bë anëtar i Orkestrës së Operës Shtetërore Vieneze, si violinë e dytë. Që atëherë luan me Orkestrën Filarmonike të Vjenës.
/Veritas.com.al/