E dinit se 92 për qind e njerëzve, kur i afrohen fundit të vitit, venë re se nuk i kanë arritur synimet e tyre? Ky përfundim del pas studimeve që ka bërë edhe Universiteti i Scranton në Pensilvani, SHBA.
Çfarë duhet bërë?
1.Përcakto synime që janë specifike, por jo shumë të vështira.
Studimet e bëra nga Edwin Locke dhe Gary Latham erdhën në përfundimin se kur njeriu ndjek këto dy principe: Përcaktimi specifik dhe sfida për objektivin që i vë vetes, atëherë je në rrugën për një performancë më të lartë në 90 për qind të kohës.
Sa më specifik dhe sa më sfidat të jetë objektivi, aq më i lartë nëhet edhe motivimi për t’i arritur.
2.Ji pasionant për objektivin që i vë vetes dhe çoje deri në fund.
Thjesht vë re që 8 për qind e atyre që i arrijnë objektivat, dhe shiko ku është e keqja jote. Pyet veten: Cili është niveli im për të arritur atje? A je krejt i dhënë për të arritur objektivin që ke caktuar? Në qoftë se të dalin pengesa përpara, a do t’i dorëzohesh “peshqirit” tënd?
Njerëzit e 8 për qindëshit kanë një kompas që e mbajnë hapur derisa ngjiten në majë të malit. Është një sistem i besueshëm: “ bëj atë që duhet bërë” dhe rezultati i saj të motivon për të arritur atë që do.
Pyet veten: Sa e mirë duket jeta kur i kompleton objektivat e tu? Dhe në fund: Sa vlerë ka kjo?
3.Përdor defektet që ke lënë pas dhe hapi rrugë progresit
Ju jeni human, natyrisht, si kushdo jeni të lidhur me sjellje të vjetra, si: “ta shty këtë punë për më vonë”. Kjo e humb motivimin. Përdoreni feedbak-un sepse ju ndihmon që të ngriheni drejt objektivit që i keni vënë vetes.
4.Mbështetu në këshilltarë të besueshëm.
Kërkimi për ekspertë që të drejtojnë në rrugë dhe këshilltarë, të vë në një impakt shumë pozitiv për arritjen e objektivit. Kjo është arsyeja pse njerëz të suksesshëm nuk janë kurrë vetëm. Ata e rrethojnë veten me udhërrëfyes dhe këshilltarë që i mbështesin në rrugën e tyre.
5.Shmange stilin “shumë objektiva njëkohësisht”
Njerëzit më të suksesshëm janë shumë të duruar dhe jetojnë me moton: “një hap në një kohë”. Njëkohësisht ata shmangin xhonglerimin me shumë gjëra në duar… Ju prapë mendoni se modeli “shumë gjëra njëherësh” të jep rezultat? Studiuesit thonë se ky është një mit dhe se mund të të dëmtojë trurin. Ju do të pësoni dështim në qoftë se fokusoheni në shumë objektiva, humbni përqendrimin dhe ulni kualitetin e punës- gjë që ju vonon në arritjen e objektivave.
Tetë përqindëshat janë aq të zgjuar sa një gjë e lënë për herën tjetër.
- Tetë përqindëshi nuk janë njerëz të lindur të suksesshëm
Ndërsa ju mund të mendoni se 8 përqindëshat e suksesshëm kanë lindur si të predispozuar në këtë talent, studiuesit thonë se njerëzit e arrijnë objektivin e tyre jo thjesht pse ata janë ata që janë, por sepse ata bëjnë atë që bëjnë.
/Veritas.com.al/