Mbrojtja e gjykimit të impeachmentit të Senatit të Trump do të fillojë mbasi Demokratët e quajtën presidentin si “diktator”në ditën e fundit të hapjes së deklaratave
Ekipi i avokatëve të Presidentit Trump është zotuar për një mbrojtje agresive kur at ate fillojnë fjalimet e tyre të hapjes ditën e shtunë në gjyqin e impeachmentit të senatit të presidentit.

Avokatët e Trump pritet të këmbëngulin se presidenti nuk bëri asgjë të gabuar kur i kërkoi Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky të hetojë kundërshtarin e mundshëm të zgjedhjeve për vitin 2020 Joe Biden. Ata kanë sugjeruar që ata do të argumentojnë se ai veproi mirë brenda kompetencave të tij presidenciale dhe do ta portretizojnë atë si vazhdimisht nën rrethim nga armiqtë e fiksuar për të zhbërë rezultatet e zgjedhjeve të 2016-ës ose duke siguruar humbjen e tij në nëntor.

“Nuk është një kundërshtim, por ajo që do të bëjmë është sulmi – sulm të gjitha deklaratave të gabuara,” parashikoi avokati i Trump Jordan Sekulow të Premten në “Fox and Friends.” “Do te prezantojme çështjen e presidentit,sepse presidenti ishte plotësisht brenda të drejtave të tij kushtetuese “.

Lideri i shumicës së senatit Mitch McConnell tha se seanca e së shtunës do të fillojë në orën 10 të mëngjesit ET dhe do të zhvillohet “për disa orë.” Një burim në ekipin ligjor të presidentit u tha gazetarëve se ata presin qe seancat të ishin të shkurtra, ndoshta dy deri në tre orë. Ata sugjeruan se do të jetë një “përmbledhje e aktracioneve të ardhshme” me prezantimin “e pjesës më te madhe” parashikuar për të hënën. Kjo është kur ky burim thotë se ata do të hyjnë në “thelbin e cështjes”.

I pyetur se sa do të flasë ekipi mbrojtës Trump për Bidens, burimi i ekipit juridik te Trump tha se Dhoma i bëri ata pjesë të çështjes, kështu që “ne do të duhet të okupohemi.”

Të Premten, tre ditë të hapjes se fjalimeve nga Demokratët përfunduan në fishekzjarre kur menaxheri i impeachmentit Rep.Jerrold Nadler, D-N.Y.,e etiketoi presidentin si një “diktator” në observime të ndezura.

Presidenti Trump i tha Fox News tek “The Ingraham Angle” në një intervistë ekskluzive të Premten se ekipi i tij mbrojtës në gjyqin e impeachmentit të Senatit thjesht duhet të “jetë i sinqertë” në prezantimin e motivit se pse ai nuk duhet të hiqet nga detyra perpara se ta quajnë procedimin një “mashtrim”.

“Ajo që njerëzit e mi duhet të bëjnë është thjesht të jene te sinqertë, thjesht te thone të vërtetën,” i tha Trump Raymond Arroyos në tubimin Marshi për Jetën në Uashington. ” Demokratët kanë dëshmuar,kanë thënë kaq shumë gënjeshtra, kaq shumë trillime, kaq shumë ekzagjerime. Dhe kjo nuk është per impeachment”.

VERITAS.COM.AL/