Nga: Erin Elizabeth/ healthnutnews.com

Një lloj boronice e gjetur në Australi, që rritet vetëm në një skaj të largët në pjesën veriore, ka dhënë rezultate të pabesueshme në kurimin e disa llojeve të kancerit ( si ai i lëkurës, i kokës, qafës dhe gjoksit ).

Këto boronica dihen që rriten vetëm në një zonë të botës, në pyllin tropikal që ndodhet në veriun e largët të Kuinslandit në Australi.

Këta drurë tropikalë nuk gjenden në asnjë vend tjetër të botës por vetëm afër cepit verilindor të Australisë.

Këta drurë të veçantë kërkojnë temperatura të ngrohta për t’u rritur. Të tilla kushte mund të gjenden vetëm në një zonë të caktuar të Kuinslandit të largët në Australi.

Duke parë rëndësinë e tyre tashmë të provuar nga kërkimet e fundit mbi kancerin të botuara në PLOS ONE, shumë veta e konsiderojnë të rëndësishme rritjen e kësaj peme në ambiente sere ne mënyrë që të përfitojnë të gjithë njerëzit në  botë nga vetitë e saj kuruese ndaj kancerit.

/Veritas.com.al/