Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë vrau 950 njerëz dhe plagosi më shumë se 600 te tjere në Afganistan.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia Reuters, duke cituar agjencinë zyrtare afgane të menaxhimit të fatkeqësive.

Tërmeti i së mërkurës ishte më vdekjeprurësi që nga viti 2002.

Fotografitë në mediat afgane treguan shtëpi të rrënuara, me trupa të mbuluar nga batanijet teksa preheshin në tokë.

Tërmeti goditi në orët e para të mërkurës sipas kohës lokale.

Epiqendra e tij ishte pranë qytetit Khost në jug të kryeqytetit, Kabul.

Kështu njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Ekipet e shpëtimit po dërgoheshin me helikopter në zonat e goditura.

“Lëkundje të forta dhe të gjata” u ndjenë në Kabul 200 kilometra larg, shkruan një banor në faqen e internetit të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Vdekje u raportuan gjithashtu në provincat lindore të Khost-it dhe Nangarhar-it.

Kështu bëri të ditur Mohammad Nassim Haqqani, kreu i autoritetit të menaxhimit të fatkeqësive të administratës talebane.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane theksoi gjithashtu se lëkundjet janë ndier në Pakistan në lindje të epiqendrës së tërmetit.