Shkencëtarët thanë se kanë konfirmuar ekzistencën e akullit në sipërfaqe të Hënës për herë të parë, një zbulim ky që një ditë mund të ndihmojë mbijetesën e humanëve në Hënë.

Shenjat e akullit në Hënë janë raportuar nga shkencëtarët prej vitesh, por vëzhgimet e fundit mund të shpjegohen nga një tjetër fenomen, siç është toka hënore me reflektim të pazakontë- thanë autorët e studimit ditën e Martë.

“Kjo është hera e parë që shkencëtarët kanë evidentuar përfundimisht prezencën e ujit të akullt në sipërfaqe”, tha për AFP autori që kryeson studimin, Shuai Li i Institutit të Gjeofizikës dhe Planetologjisë.

Akulli shtrihet kryesisht në hijen e ftohë të kratereve të poleve hënore, dhe është zbuluar përdorimit të instrumenteve anijes kozmike Chandrayaan-1, e lëshuar në vitin 2008 nga Organizata e Kërkimeve Hapësinore Indiane.

Veritas.com.al/