Pas 6 ditësh në spitalin rajonal të Shkodrës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm Anila Ndoka Prendushi.

Kjo e fundit, nënë e tre fëmijëve, u qëllua nga partneri Kolë Manaj në makinë, i cili më pas vrau edhe veten.

Ngjarja u shënua në 18 shkurt rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula” ose siç njihet ndryshe tek ish-fusha e druve në Shkodër.

Sipas informacioneve, çifti ishte konfliktuar disa herë gjatë ditëve të fundit, për shkaqe që nuk dihen.

Ndërsa më herët, gjatë pesë viteve bashkëjetesë, Kolë Manaj dhe Anila Prendushi postonin vazhdimisht në rrjetet sociale foto nga çastet që kalonin bashkë.

“Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë”, është mbishkrimi krahas një postimi të çiftit në “TikTok”.

Anila prej vitesh punonte në një qendër për gratë që kanë rënë pre e dhunës së burrave.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *