( Foto: Flakët e zjarrit puhtojnë shkollën ‘ Shejnaze Juka’)
Punonjësit e Bashkisë së Shkodrës po tentojnë të hyjnë me forcë në ambientet e shkollës ‘Shejnaze Juka’. Gazetari i “BalkanËeb” Senad Nikshiqi raporton se në këto momente janë thyer xhamat e shkollës dhe po tentohet t’i vihet flaka.
Kjo përplasje vjen pas thirrjes së bashkisë Shkodër për të liruar ambientet e KZAZ.
Punonjësit e bashkisë e militantë të PD janë përplasur me policinë dhe po tentojnë të marrin me forcë materialet zgjedhore. Në ambientet e kësaj shkolle ndodhen materialet zgjedhore të dorëzuara nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve për bashkinë e Shkodrës.
Në mesin e protestuesve është edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia.
Veritas.com.al/