Deklaratën e ka bërë kryeministri Edi Rama, teksa po zinte vend në stadiumin e ri për të parë ndeshjen e futbollit mes ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe ekipit kombëtar të Marokut.
Kjo është ndeshja e parë e futbollit që zhvillohet në stadiumin e ri. Kryeministri i majtë, Rama, i është drejtuar zonjës Voltana Ademi, përfaqësuese e PD, e djathtë.
“Nuk do të marrësh asnjë kokërr leku nga qeveria, pa prishur më parë shtëpitë rreth stadiumit”, i është drejtuar kryeministri kryetares së Bashkisë.
Shkodra është qyteti më i madh në Veri të vendit, mes qyteteve më të lashtë në Ballkan. Gjatë regjimit të diktaturës komuniste Shkodra u bë fokusi kryesor i dhunës, burgosjes dhe ndëshkimeve politike nga Partia në pushtet. Janë unike ndëshkimet mostruoze ndaj klerikëve katolikë, ndaj shkrimtarëve, inxhinerëve dhe prijësve popullor në Shkodër.
Vitet e fundit të regjimit komunist Shkodra u kthye përsëri në qendër të vemendjes kombëtare për shkak të veprimit demokratik kundër diktaturës. Në Shkodër, për herë të parë, u hodh poshtë monumenti i Stalinit, 1989. Këtu u mbajt mesha e parë pas një periudhë rreth 40 vjet që shteti e kishte shpallur besimin fetar të ndaluar dhe një “armiqësi kundër shtetit”, 1990.
Edhe gjatë viteve të post- diktaturës, Shkodra banohet më së shumti nga votues të të djathtës, jo të të majtës.
Qeveria e majtë e “Rilindjes” plus aleatët e vet, në formë hakmarrjeje e ka lënë Shkodrën në fund të listës së buxhetit të qeverisë. Sipas një programi qeveritar të quajtur “Rilindja Urbane”, Shkodra merr më pak fonde se sa disa bashki të tjera periferike, thuajse sa një fshat, si Roskoveci dhe Maliqi që ndodhen në Jug të vendit.
Kësaj here kryeministri Rama, i majtë, nuk u përmbajt para kryetares së Bashkisë, zonja Ademi, dhe zbuloi projektin e tij kundër Shkodrës. “Asnjë kokërr leku për Shkodrën.