
Që zoti Ilir Meta, kryetar i LSI, ka votuar sot kundër shkarkimit të ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili- kjo është e kuptueshm dhe e moralshme. Petrit Vasili bën pjesë në Partinë e Metës- tani si kryetar i LSI. Deri dje ishte nënkryetar i LSI dhe ministër i Drejtësisë.
Por pyetja është: Vallë pse zoti Meta ka votuar kundër shkarkimit të ministrit të Financave, Arben Ahmeti i PS? Që nuk ka arsye principiale- kjo kuptohet. Po çfarë ka ndodhur? Ilir Meta nuk besohet se ka ngatërruar ngjyrën e kartonit të votimit.
/Veritas.com.al/