Kjo ndodh në një institucion fillor anglez, ku mësueset nxisin pranimin e diversitetit

Detyre në klasë: të shkruhet një leter dashurie gay. E pabesueshme, por e vërtetë.

Dhe kjo ndodh në një shkollë fillore në Warrington të Anglisë, ku një mësuese ka shpikur këtë lojë të vogël për t’u mësuar të vegjëlve të pranojnë diversitetin, çiftet dhe madje edhe martesat homoseksuale.

Shkurt, fëmijë gjashtë-vjeçarë detyrohen të shkruajnë rreshta dashurie homosex. Një tjetër rast i indoktrinimit Lgbt brenda institucioneve arsimore.

Kohët e fundit, një rast i ngjashëm ne Itali: ishte korrik kur shpërtheu polemika – dhe protesta e prindërve – për atë qendër verore të Casalecchio di Reno (Bologna), që në prag të Gay Pride vendosën të trukojne fëmijët, duke i përfshirë në lojëra orientale te botës homoseksuale.

Për ta dhënë lajmin ka qene BBC Radio Manchester, që ka postuar në faqen e saj në Facebook një video të shkurtër në të cilën një klasë veshur me uniformë po zhvillon temën e veçantë në të cilën ju kërkohet të zhytin veten në një përrallë në të cilën princi Henry dashurohet me shërbëtorin e tij , Thomas. Dhe kjo nuk është e gjitha, sepse mësuesja i kërkon fëmijëve të shkruajnë një deklaratë dashurie për martesat (gay).

Veritas.com.al/