-Ai ka planifikuar që me këto fitime të blejë një shtëpi të madhe, një pishinë dhe ta zëvendësojë taksinë me një  Ferrari-

Baba i pesë vajzave, Amo Riselli do të bëjë ‘buum!’ me një shtëpi të re dhe me pushime në Las Vegas pasi ka fituar 24,501,283paund në një çmim Lotto dy ditë pas Krishtlindjeve.

Një lojtar normal i Lotto do të duhej të blinte gjashtë bileta loje për të pretenduar një çmim. Por 50-vjeçari ishte me fat përderisa jackpot u rrotullua me pesë numra loje që ky kishte blerë. Ai mori numrat 18, 36, 48, 57, 58, 59 dhe një top bonus me numër 50.

Babai, i devotshëm për familjen, me pesë vajza, i cili humbi partneren para pesë vjetësh, vazhdonte të transportonte klientët e tij gjatë gjithë periudhës shumë të zënë në Krishlindje, madje edhe pasi fitoi. Por tani ka vendosur t’i varë diku çelësat e taksisë së tij dhe të ndryshojë për mirë.

“Nuk do të luaj më llotari, përderisa përqafova këtë ‘fitore të madhe’. Tani e ka radhën diçka tjetër”, tha zoti Riselli, i cili jeton në Gloucester.

“Unë tani mund të jem multimilioner, por akoma jam i njëjti njeri normal sië kam qenë gjithmonë; veçse ka ndryshuar pak xhepi im”.

Veritas.com.al/

 The Gloucester shop where Amo Riselli purchased his winning ticket

(FOTO: Dyqani  Gloucester ku  Amo Riselli bleu biletat e fitores)/.