Të tjera detaje kanë dalë nga atentati me tritol në Tiranë, ku një person mbeti i plagosur rëndë.
Mësohet se ai është Prend Gjini, ndërsa ngjarja ndodhi tek ura e NISHARAK-ut.
Gjinit pak kohë më parë i kanë vrarë edhe vëllain e tij, Armando Gjinin. Ky i fundit u ekzekutua në Rrëshen para fëmijëve të tij.
Shkak i ngjarjeve kriminale mendohet se është tregtia e paligjshme e narkotikëve.
Armando Gjini i cili u ekzekutua nje vit me pare me armë zjarri në qendër të Rrëshenit njihej si pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike.
Gjini u arrestua ne vitin 2018si pjesë e grupit të baronit të drogës, Kanani. Vitin e kaluar në kuadër të operacionit ‘Precizioni’ Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë. Ushtria e Met Kananit shkëmbente kanabisin nga Shqipëria me heroinë nga Turqia. Por 4 ditë pas arrestimit Gjini u lirua nga burgu.