Mbyllja të enjten e punimeve të Legjislaturës së VIII-të shënon dhe shpërndarjen e parlamentit aktual për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të diskutueshme të 18 qershorit, nga ku do dalë Kuvendi i ri.

Në mbyllje të seancës, Ilir Meta,president  i zgjedhur, por që do të mbante detyrën e kryetarit të Kuvendit deri në mbyllje të kësaj Legjislature, tha se gjate katër viteve është përpjekur t’u jap mundësi të gjithëve të kontribuojnë në dobi të debatit politik.

“Të jeni të bindur, tha ai, se sjellja ime ka qenë e orientuar drejt bashkëpunimit, duke u munduar që dialogun mazhorancë-opozitë ta sjell në dobi të vendit, për të rritur maksimalisht standardet”.

Duke falënderuar deputetet për kontributin, Meta vlerësoi punën gjatë mandatit katërvjeçar, ku spikat rritja e dinamizmit të diplomacisë parlamentare, me takimet e organizuara në Tiranë, nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë.

Me rastin e mbylljes së Kuvendit, shtetit do t’i mungojë edhe një kolonë kushtetuese pas shthurjes së sistemit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe sistemit të zgjedhjeve.

/Veritas.com.al/