Një makinë ka shpërthyer në flakë në qytetin e Durrësit, duke u shkrumbuar totalisht në pjesën e përparme.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj sjell pamjet në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa njofton se mjeti është në pronësi të Ilir Nishanit, vëllait të ish-Presidentit Bujar Nishani.

Në video shihet që mjeti tip “Benz” është pushtuar nga tymi dhe flakët, në pjesën e përparme, ndërsa gazetarja Haxhiaj bën me dije se drejtuesi i makinës ka arritur të dalë në kohë, pa pësuar lëndime. Nga të dhënat e para dyshohet se mjetit i ka shpërthyer impianti i gazit.