Luftime të rënda kanë shpërthyer midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e diskutueshëm Nago-Karabak, sot dita u mbyll me civilë dhe luftëtarë të vrarë.

Duke akuzuar Azerbajxhanin për sulme ajrore dhe artilerie, Armenia njoftoi rrëzimin e helikopterëve dhe shkatërrimin e tankeve dhe shpalli ligjin ushtarak.

Azerbajxhani tha se kishte filluar një kundërsulm si përgjigje ndaj bombardimeve.

Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga armenët etnikë.

Ata u shkëputën në vitet e rënies së Bashkimit Sovjetik. Të dy, Armenia dhe Azerbajxhani ishin pjesë e shtetit komunist, i cili u përpoq të shtypte dallimet etnike dhe fetare.

Mes përplasjeve, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha se ishte i sigurt për të rimarrë kontrollin mbi rajonin e shkëputur.

Ligji ushtarak është shpallur gjithashtu në disa rajone të Azerbajxhanit.

VERITAS.COM.AL