Në një terren banesash prapa selisë së Ambasadës së SHBA në Tiranë, sot në mëngjes ka ndodhur një shpërthim eksplozivi në një biznes të vogël të riparimit të telefonave celular.
Policia njofton se janë plagosur dy punonjësit e pikës së servilit, Gentian Hoxha 26 vjeç dhe një person tjetër, ende i paidentifikuar.
Policia e Tiranës ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Ka zëra se shpërthimi nuk ka ndodhur prej një eksplozivi. Pritet deklarata zyrtare e Policisë.
Veritas.com.al/