Një shpërthim me lëndë plasëse ndodhi në zyrën e një noterie në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Perlat Rexhepi”, ish-Bllok në orët e para të mëngjesit të së martës.

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihet se është dëmtuar fasada e jashtme dhe dera kryesore.

Mësohet se biznesi është në emër të Esmeralda Dauti.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Esmeralda Dauti, pronarja e noterisë që iu vendos tritol të martën në zonën e ish Bllokut në Tiranë, ka deklaruar para uniformave blu se nuk ka konflikte të mëparshme. Megjithatë, Dauti e ka lidhur vendosjen e eksplozivit me profesionin e saj, duke thënë se dyshon se është sulmuar për këtë arsye.

Sipas policisë, është vendosur një sasi 50-100 gram tritol me fitil. Policia po hap kamerat e sigurisë për të parë si është vendosur lënda eksplozive, dhe për identifikimin e autorëve. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Nga pamjet, shihet se është dëmtuar fasada e jashtme dhe dera kryesore.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar edhe një automjet që ishte parkuar para noterisë, ndërsa i janë thyer xhamat edhe një biznesi tjetër ngjitur me noterinë./