Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mesnatën e së mërkurës në një lagje të Krujës.

Sipas informacioneve mësohet se objektiv i këtij sulmi ka qenë dyqani me material ndërtimi në pronësi të shtetasit Ilir Suta.

Gazetari Ahmet Zani raporton se Suta pas kamerave është shprehur se nuk ka pasur konflikte me askënd ndaj nuk ka asnjë emër të dyshuar.

Ndërkaq nga shpërthimi janë dëmtuar edhe disa njësi të tjera tregtare, me thyerje xhamash.

Ndërkohë nuk ka asnjë detaj në lidhje me sasinë e lëndës narkotike që është përdorur në këtë shpërthim, por vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje që duket dhe si një mesazh i qartë për bizneset që ndodhen aty. Mesa duket edhe kamerat e sigurisë mungojnë në këtë lagje, që e vështirësojnë punën e policisë.

Ndërkohë pritet që të merren në pyetje edhe pronarët e lokaleve aty pranë.