Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi pranë një pike gazi në Durrës.

Ngjarja u shënua rreth prës 11:00 në lagjen nr.14 Durrës, në një pikë shitjeje, ku si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombël gazi.

Burime zyrtare të policisë në Durrës, thanë se si pasojë e shpërthimit janë plagosur 2 persona, 25 dhe 41 vjec, punonjës pranë pikës së shitjes së gazit. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ku fatmirësisht mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:00, në lagjen nr.14 Durrës, në një pikë shitjeje, si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombël gazi.

Për pasojë janë dëmtuar punonjësit e pikës së shitjes, shtetasit R. K., 25 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.