Përfundon mirë aventura e përjetuar nga 4 alpinistë në Qafë Valbonë.
Alpinistët që po eksploronin natyrën, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur, edhe pse dy prej tyre ishin bashkëshortë, kishin rënë në një humnerë në Majën e Zhaborrës, e njohur edhe si Maja e Brijasit.
Alpinistët kanë arritur të kërkojnë ndihmë, edhe pse relievi është mjaft i vështirë por edhe sepse mësohet se të paktën njëri prej tyre ishte seriozisht i lënduar.
Alpinistët kërkuan ndihmë nga policia dhe banorët e zonës, dhe pas njoftimit të marrë, mësohet se një helikopter tip EC 135 ka evakuuar 4 alpinistët që ishin bllokuar në një zonë të thellë me lartësi 2328 metra, në terren të thepisur. Një prej alpinistëve ka një frakturë dhe po dërgohet për të marrë ndihmën shëndetësore.