Katër persona janë shpëtuar në Shëngjin pasi rrezikonin mbytjen. Bëhet fjalë për një shtetas austriak dhe tre shqiptare të Kosovës. Mësohet se austriaku ka qenë duke bërë sërf në plazhin “Vain” ku është spostuar në thellësi nga era dhe për rrjedhojë ka kërkuar ndihmë pasi rrezikonte të mbytej.

Tre shtetaset nga Kosova ka qenë duke lundruar me pedalon kur i ka shtyrë era në thellësi duke u rrezikuar jetën. Policia njofton se turisti austriak si edhe tre shqiptaret janë në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa kanë falenderuar policinë për reagimin në kohë duke u shpëtuar jetën.