Sot në mëngjes, rreth orës 10:00, në ish- kombinatin Metalurgjik te Elbasanit eshte degjuar nje shperthim i forte dhe pas kesaj eshte njoftuar se tre punëtorë janë plagosur.
Njëri nga punëtorët ndodhet në gjendje më të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut.
Njoftimi i policisë:
Në një subjekt privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-metalurgjikut , si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 punëtorë, shtetasit Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbylljen e gazit dhe shmangien e ndonjë shpërthimit të mundshëm.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
VERITAS.COM.AL