Nga: L. Skiro/
Teatri i hapjes së negociatave me Shqipërinë për statusine kandidatit ka pasur performancë interesante deri në mbledhjen e Parlamentit Europian sot në Strasburg.
Ndërsa shefja e politikës së jashtme, Mogjherini ka shpallur se me disa vende të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërinë “hapen negociatat”, dhe këtë e ka bërë në Komisionin e Jashtëm të PE, në Asamblenë e Përgjithshme të PE është zhvilluar një skenë tjetër:
President i Francës, Emmanuel Macron ka deklaruar se nuk do të votojë zgjerimin e BE me anëtarë të tjerë nga Ballkani. Ai ka argumentuar se BE nuk është në gjendje të bëjë zgjerim; aq më tepër që nuk ka programe për integrimin e Ballkanit. “Është njësoj si 28 si 27 anëtarë, si disa më shumë, kur BE nuk ka asnjë përparim”, ka thënë Macron.
Edhe sikur sot të rekomandohen dhe të happen negociatat, këto mbetën një mashtrim i disa eurokratëve si Mogherini ose Hahn, përderisa dihet se PE- organi kompetent, nuk do të pranojë të tjerë anëtarë për në BE.
Por edhe një ‘shfaqje’tjetër, gati absurd ka ndodhur. Sot në PE, shefi i KE, Junker (që vizitoi Tiranën para pak muajsh dhe tha se ndiehet i uritur), ka deklaruar se ‘rekomandimin për vendet e Ballkanit e bën vetëm me qëllim që të mos ketë luftra në Ballkan”. Ky është standardi më i ulët dhe më i papranueshëm për hyrjen në një orgaizëm si BE.
Në të njejtën kohë, Junker ka shkruar në Twitter se “Europa nuk jeton dot pa Afrikën”.
Të njëjtën ide kishte edhe presidenti Macron: “Fat i Europës është i lidhur me Afrikën”, tha sot.
Po në mbledhjen e PE, zoti Macron deklaroi se ‘shikoj luftë civile brenda BE”
Por ndërkohë eurokratët bëjnë tirandën e tyre të premtimeve pa kuptim, brenda të njëjtës seli të PE në Strasburg.
Veritas.com.al/