Kryeministri i vendit, Edi Rama, publikoi një “videokartolinë” me pamje nga Konferenca Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e zhvilluar një ditë më parë në Bruksel.

Kreu i qeverisë sjell të përmbledhur momente pikante para dhe gjatë mbajtjes së konferencës, ndërsa thotë se ndihet krenar, që Shqipëria në çdo hap që hedh, ndihet edhe më shumë europiane.

“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë për Shqipërinë çdo hap e më shumë Europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Video me pamjet nga Brukseli u shoqëruan me këngën “Per sempre sì” të Sal Da Vincit.

“Do të jemi unë dhe ti të lidhur për gjithë jetën me njëri-tjetrin”, thuhet mes tjerash në vargjet e këngës.

Mesazhi përmes muzikës italiane lidhet edhe me gjuhën e përdorur më herët nga kryeministri Rama, i cili procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian e ka krahasuar shpesh me një martesë.

Megjithatë ai duket i vendosur që kjo martesë të arrihet brenda vitit 2030.

Tashmë Shqipëria ka hyrën në fazën ku pritet përmbyllja e kapitujve negociues, të cilët shtrojnë rrugën e anëtarësimit në familjen europiane.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *