Pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, komisioneri europian Oliver Varhelyi tha se BE duhet të mbajë premtimin për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Nuk janë bërë ende gjashtë muaj nga samiti i Tiranës tani kemi edhe këshillin këtu në tiranë,. Ia vlen gjithmonë të vish sepse nuk ka të bëjë vetëm më Shqipërinë por me faktin që Evropa është e përkushtuar ndaj Ballkanit perëndimor për ta pasur si përparësi të vet gjeopolitike. Ajo që dëgjuam nga Rama dhe delegacioni është se për Shqipërinë është Evropa përparësia gjeopolitike dhe për ne Ballkani është përparësi. Kjo nënkupton se ne duam që ky rajon të jetë pjesë e BE sa më shpejt. Duke iu kthyer Shqipërisë pamë atë që çfarë keni përmbushur.

Viti i kaluar ishte i suksesshëm për Shqipërinë. Nisëm konferencë e parë ndërqeveritare. Reformat ecën me ritëm dhe KE është këtu për të kërkuar më shumë. Po kështu, ramë dakord që nëse gjithçka shkoj mirë, ky vit do të jetë edhe më i suksesshëm sepse të dyja palët përfitojnë nga përparimi që ka bërë Shqipëria.  Nga ky progres ne marrim një partner që jo vetëm punon por edhe integrohet me ne në tregti, shoqëri dhe ekonomi.  Nuk është vetëm Shqipëria që duhet të japë rezultate, edhe ne kemi detyrime.