Teksa përmendi dy letrat që ka marrë së fundmi nga presidenca polake e BE për hapjen e dy grupkapitujve, kryeministri Edi Rama tha se në mars pritet të hapen edhe dy të tjerë. Në komunikimin live me ndjekësit, kreu i qeverisë tha se Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së.

“Nëse këto do të ishin të vërteta nuk do të ishim duke hapur me shpejtësi si asnjëherë tjetër më parë dyert e korridorit të gjatë të BE. Na kanë ardhur dy letra, në fund të janarit dhe në shkurt, nga presidenca polake për të hapur dy grup kapituj të tjerë dhe në mars do të shkojmë në Bruksel për të hapur dy grup kapituj të tjerë hapim pjesën më të madhe të grupkapitujve.

Dhe komisioneri për Zgjerim në Mynih e tha qartë që duam të mbyllim negociatat me Shqipërinë brenda 2027 kështu që nëse i mbyllim brenda 2027 dhe në 2028 marrin vendimin politik të KE për t’u bërë anëtarë të rinj të BE të gjitha këto fjalë i merr era se nuk të pranon njeri në BE me keto karakterizime që i bën vendit tënd i helmuar nga këneta, që e dinë qeverisjen dhe drejtimin e vendit një lojë me porta të vogla te oborri i lagjes dhe rrahin gjoksin në çdo portal apo kanal. Harroji këto, Shqipëria është tjetër sot, do s’do ti, apo disa, prapë kësaj Shqipërië tjetër po i marrin dhe shohin gjithmonë e më shumë të mirat e hajrit”, tha Rama./

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *