Shqipëria ka njoftuar se do të emetojë një tjetër eurobond në vitin 2025, me një vlerë prej 600 milionë eurosh. Ministria e Financave ka filluar procedurat për të angazhuar një firmë ligjore të specializuar, e cila do të ofrojë konsulencë ligjore për këtë emetim. Kjo firmë duhet të ketë ekspertizë në ligjin anglez dhe ligjin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për letrat me vlerë.

Ky eurobond do të jetë i shtati për Shqipërinë, e cila ka shfrytëzuar këtë formë financimi për të mbështetur projekte të ndryshme zhvillimore dhe për të përmirësuar bilancin e saj financiar. Emetimi i eurobondit do t’i mundësojë Shqipërisë të sigurojë financa në tregjet ndërkombëtare dhe të diversifikojë burimet e saj të financimit, shkruan A2 CNN.

Kjo nismë vjen në një kohë kur vendi përballet me sfida të ndryshme ekonomike dhe kërkon të rrisë investimet për të nxitur zhvillimin ekonomik. (A2 Televizion)