Ka nisur ceremonia në Vlorë për festën e 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit, me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë.
Të pranishëm janë figura politike dhe qytetarë të shumtë që i janë bashkuar aktiviteve.
Presidenti Bajram Begaj, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjithashtu janë në ceremoninë shtetërore, si edhe kryeministri Edi Rama kanë vendosur kurorë pranë “Sheshit të Flamurit.
Qytetarë të shumtë nga Kosova gjithashtu kanë zgjedhur Vlorën për të festuar 28 Nëntorin. Gazetari i ABC News Elton Nika raportoi se Vlora është veshur kuqezi me një atmosferë festive.

Qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë bërë bashkë në Vlorë, në këtë 28 Nëntor. Grupe popullore janë gjithashtu në shesh, me tupana duke dhuruar shfaqje për qytetarët.
“Koncerti do të mbahet në Bulevard, grupe të ndryshme kanë ardhur në “Sheshin e Flamurit”, raportoi gazetari.
Mes emocionesh qytetarët shprehen për gazetarin Elton Nika “se Vlora sot është e të gjithë shqiptarëve”. Gazetari Nika ndau edhe urime të veçanta të dhënë nga qytetarë të ndryshëm: “Një komb të gjithë së bashku, një Shqipëri e Madhe, të gjithë se bashku”, janë shprehur ata.
Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i kryesuar nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Ky akt ishte kurorëzimi i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për mbrojtjen e tërësisë tokësore dhe ngritjen e një shteti të pavarur shqiptar.
Në shpalljen e Pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por 40 ishin firmëtarët që nënshkruan Aktin e Pavarësisë.
28 nëntori i vitit 1912 u quajt si “Nëntori i dytë” pasi më 28 Nëntor 1443, Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin mbi kalanë e saj.
Komente