“Tirana Economic Forum”. Në këtë takim të organizuar nën kujdesin e “Delphi Forum”, janë të pranishëm sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë, ku u diskutua mbi hapësirat për zhvillim që ofron Shqipëria.

I pranishëm në këtë forum, kryeministri Edi Rama foli për zhvillimet e rëndësishme duke nisur nga infrastrukturë duke u ndalur edhe te integrimi evropian.

Rama tha se Shqipëria po ecën me ritme të shpejtë drejt BE, duke shtuar se Shqipëria gjithashtu është gati për investime afatgjate.

“Porti i ri i Durrësit do të jetë nga më të rëndësishmet në Mesdhe, portë e re që lidh Evropën me Ballkanin. Ne kemi krijuar një prej regjimeve të taksave më të mira. Kemi dhënë një mesazh të qartë për shumë sipërmarrës, shteti është partner dhe jo barrë. Shumë shpejt do të hedhim asistencë më të mirë në platformë digjitale. Europa është destinacioni, busulla jonë është e qartë drejt BE. Patjetër që duhet që Evropa të mbajë premtimin dhe t’i përmbahet kalendarit që jemi marrë vesh bashkarisht. E rëndësishme është ta ndërtojmë evropën këtu dhe ndaj jemi kaq të zellshëm të ndjekim këtë rrugëtim ndaj evropës”, tha ai.

 

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *