Mauro Indelicato 

Shqipëria është në kaos dhe kjo jo vetëm për shkak të trazirave që kanë rezultuar nga protestat në zhvillim prej disa ditësh nëTiranë.Terheqje,vendime të konsideruara të pamatura,akuza të ndërsjellta midis partive të ndryshme, Vendi ballkanik rrezikon të rrëshqasë në një instabilitet shqetësues nga i cili shihen pak rrugëdalje.

Protestat

Çdo gjë lindi nga manifestimet që që nga viti i kaluar nxjerrin zemerimin nëper rrugët e qyteteve shqiptare,për të cilat qeveria dhe opozita po akuzojnë njëri tjetrin. Nga njëra anë, ekzekutivi i qendrës së majtë i Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit opozita me qëllim nxit qytetarët që të destabilizojnë Shqipërinë dhe të ndalojnë reformat, nga ana tjetër, pakica e qendrës së djathtë e Partisë Demokratike që pretendon se përgjegjësi kryesor i kaosit është pikerisht kryeministri. Në protestat,veçanërisht të ndezura në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës fajtor sipas tyre për mosbllokimin e korrupsionit. Për më tepër, një pjesë e Partisë Demokratike mbështet mashtrimet elektorale në legjislativet e 2017.

Pas muajsh qetësie relative,manifestimet rifilluan  pikërisht në ditët e fundit. Shqipëria është në një fazë delikate, pasi në 20 qershor duhet të fillojë fazën e negociatave për anëtarësimin në BE, për të cilen konvergojnë të gjitha forcat politike, por për të cilen dalin jo pak ndarje brenda elektoratit dhe më 30 qershor,ne fakt janë fiksuar zgjedhjet administrative.

Levizja e Presidentit Meta

Pikerisht ndersa akoma Tirana eshte e bllokuar nga demonstratat, nga pallati presidencial del një vendim i destinuar për të ndezur më tej situatën: Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vendos të shtyjë sine die  datën e zgjedhjeve administrative. Kjo sepse, sipas një deklarate nga presidenca shqiptare, nuk ishte klima ideale për t’i thirrur qytetarët në zgjedhje. Por levizja, e cila merr miratimin e opozitës, ndez më tej situatën dhe rrezikon ti japë rrugë një paralize të vërtetë institucionale. Kryeministri Rama ne fakt akuzon Meten se nuk është i paanshëm dhe i privon qytetarët shqiptarë nga e drejta e tyre për të votuar dhe vazhdon perpara me zgjedhjet: “Do të bëhen”, siguron Rama gjatë disa intervistave të lëshuara në këto ditë.

Por carja institucionale midis presidentit dhe kryeministrit është e dukshme dhe shqetëson jo pak analistë. Në Shqipëri presidenti ka rolin e garantit dhe eshte zgjedhur nga parlamenti. Meta ka në detyrë që nga viti 2017, por ai është një figurë me një të kaluar politike shumë aktive, duke qenë ndër të tjera edhe themeluesi i një prej partive kryesore të opozitës tani, përkatësisht “Lëvizja Socialiste për Integrim“. Kjo është arsyeja pse kryeministri Rama shtyn për zgjedhje, pothuajse duke zhvlerësuar (të paktën nen profilin politik) fjalët e kreut të Shtetit. Dhe partia socialiste mendon për impeachment, por që të miratohet, kërkon votat ne favor të dy të tretave të parlamentit dhe prandaj procesi është shumë i gjatë dhe kompleks.Me pak fjale, në Tiranë mund të lindë një duel serioz dhe shqetësues midis Presidentit të Republikës dhe kryeministrit, pasojat e të cilit duken të paparashikueshme.

Skenarët e ardhshëm

Pra një horizont i zymtë ai shqiptar, protestat e këtyre ditëve paralizojnë Vendin dhe përcaktojnë përplasje midis posteve më të larta. Rama vë gishtin kundër atyre që nuk duan zbatimin e reformës në drejtësi,e kërkuar me të madhe nga vetë BE-ja për të filluar negociatat e pranimit,nga ana tjeter opozita flet për një qeveri të korruptuar dhe jo të besueshme.Per ti hedhur benzine zjarrit edhe gazeta e perjavshme gjermane Bild, qe në ditët e fundit publikon përgjime ku evidentohen kontakte midis një bosi të Durresit dhe disa deputetëve socialistë.

Një kuader pra i bërë nga akuza të ndërsjellta dhe paraliza institucionale,ja c’farë mund të bëhet Shqipëria në muajt e ardhshëm. Dhe tashmë për disa javë mund të lindë pasoja e parë e kësaj situate: shtyrja e fillimit të negociatave për hyrjen në BE.

Veritas.com.al/