Rama: Ky raport thotë shumë gjëra, por mbi të gjitha thotë një gjë që Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda 2027.

Duke thënë këtë raporti i ka thënë të tëra. Ndërkohë që patjetër që në këtë rrugë të duhur, ka sfida në cdo hap. Sfida dhe cështje për t’u adresuar jo vetëm në mënyrë sasiore por edhe cilësore në cdo hap. Dhe natyrisht që, raporti i progresit është një gotë e mbushur përgjysmë.

Ajo që ne kemi bërë e do bëjmë është që duke marrë të gjithë energjinë e nevojshme nga gjysma plot të fokusohemi me të gjithë energjinë e nevojshme te gjysma bosh, që brenda 2027 të përmbyllim këtë proces dhe raporti 2027 të shkruajë rekomandojmë anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Kjo është ambicia jonë dhe jam shumë krenar që askush nuk harron të thotë që Shqipëria është në pararojë dhe është shembulli pozitiv. Ky është raporti për mua, të tjerat janë pjesë të detajuara të një procesi ku ne kemi kryer në kohë rekord hapjen e 5 grupkapitujve, besoj do mbyllim vitin me të gjithë kapitujt të hapur.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *