Shqipëria është sot në Zi Kombëtare. Qeveria vendosi të shpallën zi kombëtare që të nderojë kujtimin e nëntetares Zarife Hasanaj që humbi jetën mëngjesin e 6 majit në Letoni gjatë në krye të detyrës.
Në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet 1 minutë heshtje.
Homazhet për dëshmoren e atdheut dhe më pas ceremonia shtetërore zhvillohen sot paradite.
Trupi i pajetë i 32-vjeçares mbërriti një ditë më parë nga Letonia dhe është vendosur në Pallatin e Kongreseve ku po bëhen homazhe.
Zarife Hasanaj ndërroi jetë në 6 Maj gjatë misionit të saj në Letoni, ku i shpërtheu një minë, kurse janë plagosur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.
Edhe në bazën Camp Adazi në Letoni u organizua një ceremoni lamtumire për nder të saj, me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”.
Veritas.com.al/